TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë

21:58 / June 26, 2022

Vlorë/ Zjarr në kabinën elektrike, qendra në errësirë

21:52 / June 26, 2022

 Draghi: Eliminoni varësinë nga energjia ruse

21:48 / June 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Ekonomi

Na duhet një orë punë për të blerë 1 litër naftë/ Shqipëria, e para në Europë, një zviceriani i duhen vetëm 4 minuta

16:21 / June 20, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një shqiptar mesatar paguhet neto në muaj, 410 euro. Kjo shumë përkthehet në 2.36 euro neto në orë. Kaq vlen ora e punës së një shqiptari mesatar. Por, çfarë mund të blesh me një orë punë në Shqipëri? 1 litër naftë! Pra, duhet të punosh rreth 1 orë për të blerë vetëm 1 litër naftë në vendin tonë. Ndërkohë, me një litër naftë mesatarisht mund të përshkosh rreth 15 kilometra me makinë. “Scan Intel” i ka analizuar shifrat pikërisht nga ky këndvështrim ndryshe, dhe ka renditur të gjitha vendet e Europës bazuar në orët e punës që duhen për të blerë një litër naftë. Krahasimi është bërë sipas pagës mesatare neto në secilin vend, dhe çmimit të përditësuar të naftës në secilin vend. Kemi marrë në analizë çmimin e naftës duke qenë se 75% e automjeteve në vendin tonë punojnë me naftë, por edhe sepse, Shqipëria është ndër 10 vendet me naftën me pakicë më të shtrenjtë në glob, mes 167 vendesh.

Kështu, nga ky përpunim dhe analizim të dhënash rezulton se në vendin tonë nevojiten mesatarisht 55 minuta punë për të blerë një litër naftë. Në vend të dytë ndjek Ukraina, ku një litër naftë vlen 51 minuta punë. Në Moldavi një litër naftë vlen 50 minuta punë, dhe në Kosovë 47 minuta punë. Me pas renditja vijon me Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ndërkohë, në vend të fundit, si shtetin ku duhet më pak “djersë” për të blerë një litër naftë, gjejmë Zvicrën, me vetëm 4 minuta punë. Paradoksalisht, Shqipëria e vendit të parë në këtë renditje, dhe Zvicra e vendit të fundit, kanë një çmim nafte të njëjtë. Kjo do të thotë se ndërkohë që një shqiptari i duhen 55 minuta punë për të blerë një litër naftë, me të njëjtin volum pune, një zvicerian mund të blejë plot 14 litra naftë. Në fund të tabelës gjejmë gjithashtu vende si Monaco, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Austria, Norvegjia, Gjermania, etj.

Ndërkohë, Shqipëria është mes 10 vendeve me naftën më të shtrënjtë në botë sipas GlobalPetrolPrices. “Scan Intel” ka bërë një analizë të zgjeruar mbi këtë, vetëm pak ditë më parë, ku të dhënat janë kryqëzuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të secilit shtet, nga ku rezulton se Shqipëria është një rast unik në botë, e renditur krah shteteve me një PBB për frymë 14 herë më të lartë se ne mesatarisht (shiko këtu). Po krahasuar me pagën? Mesatarisht, vendeve të tjera, mes atyre me naftën më të shtrenjtë në botë, ku 9 janë shtete europiane, i duhen 7.4 minuta punë për të blerë 1 litër naftë, pra rreth 7.5 herë më pak volum pune. / Scan

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kriza e çmimeve shton frikën te çiftet e reja

15:57 / June 26, 2022

“Furtuna sapo ka filluar”/ Kreu i Kadastrës paralajmëron grabitësit e pronave: Shkon Lamja natën djeg regjistrat…

12:57 / June 25, 2022

Pandemia/ Mbi 19 mijë pensionistë humbën jetë në 2021-shin

12:28 / June 25, 2022

SHISH jep alarmin, në Shqipëri po pastrohen para nëpërmjet kriptomonedhave

08:19 / June 25, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Vlorë/ Zjarr në kabinën elektrike, qendra në errësirë

21:52 / June 26, 2022

 Draghi: Eliminoni varësinë nga energjia ruse

21:48 / June 26, 2022
Te fundit

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë

21:58 / June 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.