Presidenti Emmanuel Macron iu bëri thirrje qytetarëve francezë që të bëhen gati për një ndryshim të madh që sipas tij do të sjellë “fundin e bollëkut”.
“Unë besoj se ajo që po kalojmë është më shumë një ndryshim i madh ose një përmbysje e madhe”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit në Pallatin Elysée.
Ai tha se Franca tani po përjeton “fundin e bollëkut”, i cili ka qenë i dukshëm që nga fillimi i pandemisë në kontekstin e financave publike, mungesave të materialeve të caktuara dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.
Ai paralajmëroi francezët se do të duhet të përballen me pasojat.
“Liria jonë ka një çmim dhe ndonjëherë kur duhet mbrojtur, mund të nënkuptojë sakrificë”, theksoi Macron.