Papritur Renis Gjoka na bëri të ditur në Facebook se është bërë baba, dhe erdhi në jetë Aura.
Shumë pak dinim për jetën private të yllit të rock-ut shqiptar dhe lajmi erdhi surprizë për të gjithë. Ajo që po pyesim tani është se kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Renisit.
Sipas “Panorama Plus”, vajza që ka rrëmbyer prej vitesh zemrën e Renisit quhet Jona dhe në rrethin e tij miqësor njihet shumë mirë si ‘nusja e tij”. Ajo është me profesion ekonomiste dhe punon në një nga institucionet bankare në vend.
Edhe pse njihen që para vitit 2010, artisti është përpjekur që ta mbajë sekrete lidhjen e tij. Dyshja ka një histori të gjatë dashurie ndonëse daljen e parë publike e kanë bërë në 2016-ën. Çifti u fotografua një darkë familjare, duke e prezantuar te miqtë si ‘nusja e tij’ e artisti në fakt i kishte dedikuar asaj këngën ‘Dashuria ime ti” me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike 2014”. “Ia dedikoi një femre speciale në jetën time”, u shpreh Renis Gjoka asokohe duke dashur që të mbajë gjithçka tjetër sekret.
Jona është gjithashtu e rezervuar dhe jo shumë aktive në rrjetet sociale e tashmë ajo dhe Renisi po kalojnë padyshim momentet më të bukura si një familje e re e të bekuar me frytin e tyre të dashurisë.



