Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nafta në Shpirag, Jorida Tabaku: Shpresojmë që të mos shfrytëzohet kjo pasuri kombëtare

11:52 / August 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me naftën që u zbulua në Shpirag. Tabaku thotë se Shqipëria është shumë e bekuar nga pasuri të shumëllojshme por fatkeqsisht nuk ka përfitime ekonomike. Sipas saj, tani është koha për veprim dhe jo për premtime boshe.

Shkrimi i plotë

Lajmi aq shumë shpresëdhënës për ekonominë tonë është mundësia e një rezerve nafte në zonën e Shpiragut. Një oportunitet që prej dekadash a më shumë mban shpresat e Shqipërisë varur, sidomos duke pasur parasysh mundësitë dhe përfitimet ekonomike për vendin.

Lajm të cilin vit pas viti e kemi festuar e gëzuar po aq sa dhe hapja e negociatave, po përtej ironisë e gëzimit besoj do jetë një mundësi e mirë dhe për të parë se si mund të kemi një model ndryshe të menaxhimit të burimeve natyrore e pasurive kombëtare.

Duke pasur parasysh se si është keqmanaxhuar, vjedhur dhe zaptuar pasuria e një prej burimeve më të mëdha të Europës Kontinentale në Patoz Marinzë, secili ka të drejtë të pyesë se si do menaxhohet zbulimi i pritshëm?

Shqipëria e bekuar nga Zoti me pasuri të shumëllojshme nuk ka pasur asnjë përfitim në kuptimin material dhe mbi të gjitha ekonomik. Premtime ka pasur pa fund! Zotime politike padyshim pafund! Por realiteti gjithnjë ka çeduar e asnjë përfitim nga porte e aeroporte të përqendruara në pak duar, as nga karburanti e minerale.

Prandaj shpresojmë që renta të mos ketë fatin e kromit që është përjashtuar e shfrytëzimi i asaj pasurie kombëtare nuk sjell asgjë as në buxhetin e shtetit as atë lokal. Nuk ka nevojë për ligjërime me patos e pasion për Shqipërinë, po kushdo që ka privilegjin e vendimmarrjes ta tregojë me shembuj dashurinë për vendin.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.