Ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu duke komentuar zbulimin e një ditë më parë të burimeve të naftës në malin e Shpiragut, thotë se ajo çka shqiptarët përfitojnë nga pasuritë që kanë janë taksë e lartë qarkullimi rrugë të amortizuara dhe me pagesë.
Ndërsa sipas tij situata e atyre që nxjerrin pasurinë e nëntokës shqiptarë është naftëtarë dhe minatorë të varfër e në mjerim.
POSTIMI I PERPARIM SPAHIUT
Naftëtarë të varfër dhe në protesta.
Minatorë të varfër deri në mjerim, në protesta.
Kjo është situata e atyre që punojnë në nxjerrjen e pasurive që ka nëntoka jonë.
Taksë qarkullimi të lartë, rrugë të amortizuara dhe me pagesë.
Asnjë kilometër rrugë e re e shtruar prej 6 vitesh.
Kjo është ajo ç’ka çdo shqiptarë përfiton nga pasuritë që ka.
Atëherë pse gëzon kaq shumë KM-ja ynë për zbulimin e ri????