Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nafta përzihet me mazut e solar. Abuzimi nga grosistët dhe pikat e karburanteve

15:44 / August 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karburant15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prodhuesit e mëdhenj të hiodrokarbureve  në vend do të jenë nën monitorim nga autoritetet shtetërore, pasi lënda që nxirret nga nëntoka shqiptare përdoret në masë të madhe për të përzier naftën dhe benzinën që tregtohet në pikat e karburanteve të vendit.

Admir Abrija, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror Teknik thotë se abuzimi bëhet nga i gjithë zinxhiri i tregut, nga i madhi te pika e vogël e shitjes, por vëmendja do të jetë te ata që janë burimi i lëndës që bëhet përzierja.

“Prishja e cilësisë vjen nga përzierja nga nafta bruto me kompanentë të tjerë, si mazut, solar etj. Këto janë skemat klasike të përzierjes së hidrokarbureve. Kemi pasur raste edhe te subjektet prodhuese dhe tregtarë me shumicë dhe pakicë”.

Admir Abrija thotë se është krijuar një plan pune dhe se shteti i njeh abuzuesit. Kjo javë ka nisur me kontrolle të imtësishme në çdo pjesë të territorit.

“Tashmë jemi të fokusuar dhe i dimë ku të kërkojmë. Ne kemi hartuar një listë të subjekteve ku do shkojmë të kontrollojmë”.

Ndëshkimi këtë herë do të jetë i rreptë, pasi në inspektime janë përfshirë edhe autoritetet doganore. Abuzimi me cilësinë do të thotë se ke shmangur pagesën e taksave.

“Aty ku nuk ka cilësi, patjetër që ka detyrim në fisk, kështu që ndërveprimi institucional që ne kemi pasur me njëri- tjetrin ka dhënë këtë produkt pozitiv. Janë me dhjetra subjekte tregtare që janë penalizuar nga inspektoriati, doganat dhe tatimet”.

Inspektoriati Shtetëror Teknik do të rrisë strukturën këtë vit edhe me 130 punonjës të rinj, nga 100 inspektorë që ka sot, në mënyrë që të ketë vëmendje të shtuar në treg në çdo periudhë. Po ashtu, një laborator i ri do të ngrihet në Porto Romano, ku hyn 85% e naftës që furnizon tregun tonë, i cili do të bëjë analizat në kohë reale. /
Tv Klan


Admir Abrija kryeinspektor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.