Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nafta shkon 199 lekë për litër! 40% më e shtrenjtë se gjatë pandemisë

23:50 / February 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafta1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë, nafta këtë të premte tregtohej me 199 lekë/litri, së bashku me benzinën. Trendi po vazhdon edhe pse autoriteti i konkurrencës njoftoi se ka vënë në monitorim tregun e hidrokarbureve, për shkak të rritje së menjëhershme të çmimit, që ngjante i koordinuar.

Kjo është rritja e tetë në pak muaj e karburanteve, me çmimin që është 40% më i lartë në krahasim me pandeminë. Çmimi i karburanteve po sjell edhe inflacionin në ekonomi, pasi çdo qytetar në mirëmbajtje për makinën po harxhon 13% më shumë se një vit më parë, sipas statistikave.

Shqipëria është një nga vendet që naftën e takson më shumë se çdo vend tjetër në Europë dhe rajon. Në çmimin final të produktit sipas përllogaritjeve rreth 104 lekë janë taksa, duke filluar nga akzica që me ndryshimet e reja indeksohet me inflacionin, më pas vjen markimi, taksa e karbonit, qarkullimit dhe mbi këto, së bashku me fitimin e tregtarit vendoset, TVSH-ja.

Banka e Shqipërisë në raportin e saj për inflacionin është shprehur se rritja e çmimeve ka dalë jashtë parashikimeve dhe pritet të vazhdojë përgjatë gjithë vitit. Sipas institucionit këto çmime reflektojnë tregun ndërkombëtar, ku kërkesa është e lartë dhe prodhimi i pakët.

199 leke Nafta shtrenjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.