Babai i Liridona Murselit (Ademaj), 33-vjecares që u vra nga bashkëshorti i saj në Kosovë, ka folur për rastin duke thënë se dhëndri i tij, Naim Murseli e ka prerë në besë.
Hajdar Ademaj në një intervistë për News24 ka thënë: Patën lajmëruar, Naimi, se çika është e vrarë. Jena shku, me gjet çikën se ku është, milici e në tana anët jena shkuar, dhe e zbuluam. Nesër erdh Naimi te na dhe e kam pyetur fort mirë. Naimi na kishte pas prerë në besë, kur hetova unë mas pari. Dyshova se kurrnifar fjale nuk ma tha mirë këtu kur e pyeta. E pyeta Naim si qe puna, më kallxo. Ia nisi me tregue.
Naimi bleu shtëpi në Kosovë dhe i tha cikës hajde dhe ti këtu. Edhe as një javë nuk ka nejt. Më shumë rrite te ne. Atë ditën që e vranë tha bab do shkoj. U cua e shkoi, kur ka mbërritur në Prishtinë, e ka pyetur burrin e vetë për t’i bërë befasi fëmijëve një darkë. Kur u bë 8:20 minuta, u ni se u vra cupa.
Kemi kërkuar zhvarrosjen e cikës sepse nuk ka çfarë ka me lyp atje, kur burri e ka bërë krimin. Naimi ka bërë krim të madh. Këto vjet i kam bërë, e kurrë skam ndier për këtë lloj krimi.
Falënderoj policinë se janë ka ecin me hapa të sigurt. E kërkojmë drejtësinë deri në pikën e fundit, mos me ndodh më kështu senesh.