Shefja e Infektivit, Najda Çomo, u bë simboli i luftës kundër pandemisë së COVID, pasi është emri që përfaqëson mjekët në vijën e parë të luftës me virusin.
Të mësuar ta shohim shpesh në televizion, duke dhënë informacione për situatën në spitale dhe këshilla për personat e infektuar, pas kandidimit të saj për deputete, e renditur e dyta në listën e PS-së për Tiranën, Çomo është tashmë e pranishme edhe në takime elektorale.

