Nëse Partia Demokratike humbet shumicën e saj në Kongresin Amerikan pas zgjedhjeve afatmesme nëntorin e ardhshëm, kryetarja aktuale e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do të kërkojë të emërohet ambasadore e SHBA në Itali.
Këtë e ka bërë të ditur gazetarja e “Fox Business” Maria Bartiromo, duke cituar burime pranë liderëve demokratë. Kjo duket se është arsyeja pse Biden nuk ka treguar ende ambasadorin e ri në Romë, duke ngrirë emërimin.
Në Shtetet e Bashkuara të martën, më 8 nëntor do të kthehen kutitë e votimit për zgjedhjet afatmesme, një terren prove për demokratët në qeveri. Amerikanët do të zgjedhin 435 përfaqësues të Dhomës dhe 35 senatorë. Po ashtu do të zgjidhen edhe 50 guvernatorë.
Këto janë zgjedhje legjislative që çojnë në emërimin e të gjithë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, me një mandat dyvjeçar, dhe të një të tretës së senatorëve. Këta të fundit do të qëndrojnë në detyrë për gjashtë vjet.