TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

5 shenjat që tregojnë se mushkëritë tuaja janë në rrezik

23:35 / August 18, 2022

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil 

23:25 / August 18, 2022

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

22:51 / August 18, 2022

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarë

22:43 / August 18, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Nancy Pelosi drejt Tajvanit, Kina deklaron: Do të kemi përgjigje ushtarake

11:21 / July 24, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kina ka lëshuar paralajmërime të forta, në rrugë jozyrtare, ndaj administratës Biden në lidhje me një vizitë të mundshme në Tajvan, në muajin gusht, të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, njoftoi të shtunën “Financial Times”.

Artikulli citonte gjashtë persona në dijeni të paralajmërimeve nga ana e autoriteteve kineze, duke thënë se ato ishin dukshëm më të forta sesa kërcënimet që Pekini ka bërë në të kaluarën, sa herë që ka qenë i pakënaqur me veprimet ose politikën e Uashingtonit në raport me Tajvanit, një territor që Kina e pretendon.

Paralajmërime e bëra privatisht sugjeronin një përgjigje të mundshme ushtarake, thuhej në artikullin e “Financial Times” që citonte të njëjta burime. Kina ka rritur aktivitetin ushtarak rreth Tajvanit duke kërkuar të ushtrojë trysni mbi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në këtë vend, për të pranuar sovranitetin kinez. Qeveria e Tajvanit thotë se vetëm 23 milionë banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre dhe ndërsa dëshiron paqen, ka bërë të ditur se do të mbrohet në rast të një sulmi.

Më 18 korrik “Financial Times” raportoi se zonja Pelosi planifikon të vizitojë Tajvanin në muajin gusht. Një ditë më vonë, ministria e Jashtme e Kinës tha se një vizitë në Tajvan nga ana e zonjës Pelosi do të minonte seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe se Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me pasojat e përgjigjes së Pekinit.

Të mërkurën, Presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte në plan të bisedonte me Presidentin kinez Xi Jinping rreth fundit të këtij muaji. Zoti Biden duket se hodhi dyshime rreth njoftimeve mbi udhëtimin e zonjës Pelosi në Tajvan. “Ushtria mendon se nuk do të ishte një ide e mirë aktualisht, por nuk e di se në çfarë gjendje ndodhet ajo (vizita)“, u tha Presidenti Biden gazetarëve. /VOA/

nancy pelosi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil 

23:25 / August 18, 2022

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

22:51 / August 18, 2022

Hidhet në erë depoja gjigante e armëve në Rusi, autoritetet thirrje banorëve për evakuim masiv

21:12 / August 18, 2022

Vuçiç flet pas takimit me Kurtin në Bruksel: Ishte një ditë e vështirë

21:09 / August 18, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

22:51 / August 18, 2022

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarë

22:43 / August 18, 2022

Ministrja britanike: Krenare që kemi dëbuar 1 mijë shqiptarë

21:01 / August 18, 2022
Raporto Tani
Te fundit

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

5 shenjat që tregojnë se mushkëritë tuaja janë në rrezik

23:35 / August 18, 2022

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil 

23:25 / August 18, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.