Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nancy Pelosi vizitë në Tajvan/ Përshkallëzohet situata, Kina paralajmëron “operacione të shënjestruara ushtarake”

21:53 / August 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tajvan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria kineze është vënë në gatishmëri të lartë dhe do të nisë “operacione të shënjestruara ushtarake” në përgjigje të vizitës në Tajvan së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, tha mbrëmjen e 2 gushtit Ministria kineze e Mbrojtjes.

Në një njoftim të ndarë, Komanda Lindore e Ushtrisë Popullore të Kinës, tha se do të mbajë operacione të përbashkëta ushtarake afër Tajvanit të martën mbrëma. Stërvitjet ushtarake do të përfshijnë stërvitje ajrore dhe detare në veri, juglindje dhe juglindje të Tajvanit.

Ministria kineze e Mbrojtjes nuk dha detaje se çfarë do të përfshijnë operacionet e shënjestruara ushtarake, ose nëse ishin të ndara nga stërvitjet e paralajmëruara nga Komanda Lindore.

Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, raportoi se ushtria kineze do të mbajë stërvitje pesëditore përreth Tajvanit nga 4 deri më 7 gusht.

Pelosi me të mbërritur në Tajvan tha se solidariteti i SHBA-së me popullin tajvanez është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Vizita e saj ka rritur tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit, teksa Kina ka thënë se vizita e Pelosit “cenon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”.

Po ashtu, më 2 gusht, autoritetet e mbrojtjes në Tajvan, njoftuan se 21 avionë luftarakë kinezë kanë fluturuar mbi Tajvan.

Kina nancy pelosi Tajvan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.