Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nano apo Rama? Gazetari: Ja kush e meriton statusin e liderit historik të PS-së

19:29 / June 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 nanoramaflet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste feston sot 32-vjetorin e themelimit, datë të cilën po e kremtojnë me një festë që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Gazetari Roland Qafoku, teksa analizonte rrugëtimin e kësaj partie dhe kryetarët e saj, Fatos Nanon dhe Edi Ramën, u pyet gjatë një interviste se cili e meriton të quhet lider historik i PS-së.

Sipas tij, këtë status e ka fituar Edi Rama, me argumentin se ka më shumë vite në krye të PS-së dhe ka një bilanc më të mirë politik.

“Në 32 vite, Partia Socialiste ka qëndruar vetëm 13 vite në opozitë dhe 19 vite në pushtet. Në 32 vite Partinë Socialiste e ka drejtuar 14 vjet Fatos Nano dhe 18 vjet Edi Rama. Pra ai që quhet lideri historik, Nano, e ka humbur statusin e liderit historik, pasi këtë status tashmë e ka Rama. Në 32 vite Partia Socialiste ka nxjerrë 6 kryeministra, Ylli Bufin, Fatos Nano, Ilir Meta, Bashkim Finon, Pandeli Majko dhe Edi Ramën, ndërsa Partia Demokratike ka nxjerrë vetëm Sali Berishën dhe Aleksandër Meksin, kemi dhe Vilson Ahmetin që nuk ishte i asnjë prej dy partive të mëdha, por ishte i qeverisë teknike. Kemi edhe një të dhënë tjetër, që Edi Rama është kryetari i Partisë Socialiste që ka bilancin më të mirë në 32 vite të pluralizmit shqiptar, ai është 10 vite kryeministër, 11 vite kryetar i Bashkisë së Tiranës, 2 vite ministër kulture dhe vetëm 16 muaj në opozitë, dhe sot ai bën 25 vjetorin e hyrjes në politik”, tha gazetari.

liderit historik nano Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.