Deklarata e tij për gay-t bëri bujë në të gjitha mediat, por Mustafa Nano nuk shqetësohet për këtë, pasi thotë më shumë e prish terezinë kur i thonë tradhëtar i poshtër apo gazetar i Ramës.
I ftuar në “Debat” në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Mustafa Nano thotë se bëri një shaka që sipas tij u prit me gaz dhe hare.
“Unë nuk shqetësohem nga ato që kanë thënë se unë qenkam gay. Në shoë unë nuk jam tallur me gay-t. Unë bëra një shaka që u mirëprit me gaz dhe hare. Mua nuk më shqetëson që më thonë gay. Mua më shqetësojnë kur më thonë renegat, tradhëtar, i poshtër, apo gazetar i Ramës dhe që më ikën truri. Por kur më thonë gay, jo. Në një debat që para me Dash Shehjin, te Fevziu, ai më tha gjatë publicitetit përse i kisha thënë që pi raki se edhe unë mund të thosha gay. Një keqkuptim kolosal. Ti mund të ma thuash gjithë ditën mua gay dhe unë nuk fyhem. E para unë nuk jam gay, por edhe sikur të isha nuk fyhem. Unë nuk ia thashë për ta fyer Dashin se pija nuk është mëkat”, tha Nano.
I pyetur për situatën politike në vend, analisti tha se djegia e mandateve është një poshtërsi e Bashës. “Kjo situatë tregon se çfarë është Lulzim Basha. Djegia e mandateve është një vendim tmerrësisht i gabuar. Poshtërsisht i gabuar. Është një vendim që kompromenton edhe imazhin e vendit nën planin ndërkombëtar. Ky evndim kompromentone dhe atë që çfarë do ndohë nesër. Nenuk e dimë sepse ka zëra që flasin për përplasje civile. Unë nuk e besoj por ka njerës që e besojnë. Ka njerëz që i thonë Bashës që Rama mundet vetëm në rrugë. Dheai, Basha, i shkreti ëpr tu demonstruar atyre që nuk është i shitur te Rama sepse kështu e kanë akuzuar. Dhe unë këtë nuk e besoj kurrë. Pra për tu dëshmuar atyre se ka këllqe të forta dhe është i fortë dhe ashtu sic e mendojnë të tjerët, shkoi dhe mori vendim të gabuar sepse donte ti bindte ata se ai nuk është si ata mendojnë se ai është i dobët por ai është i fortë. Por forca nuk tregohet kur merr mendime të gabuara”, ka thënë Mustafa Nano.
Në zgjedhjet e radhës ai thotë se do të votojë Erion Veliajn, teksa zbulon se për kë ka votuar herën e shkuar. “Unë e vlerësoj shumë Erion Veliajn. Madje e them se do votoj për të këtë herë. Herën parë votova për Gjergj Bojaxhiun. Por Erion Veliaj ka punuar aq shumë dhe aq mirë sa jam i bindur se do ta votoj për kryetar bashkie”.