Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nano takon drejtorin e Byrosë së sigurisë maqedonase

14:45 / August 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
956ac575 40df 4ac9 8c72 e98a68a3fd98
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike të Maqedonisë së Veriut Sasho Tasevski, i shoqëruar nga Delegacioni i Lartë i Maqedonisë së Veriut, ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Policinë e Shtetit.

Tasevski u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Fillimisht, të dy krerët e policive zhvilluan një takim kokë më kokë.

Më pas, gjatë takimit zyrtar ndërmjet dy delegacioneve u diskutua për thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit.

Gledis Nano: Bashkëpunimi ynë ka qenë i ngushtë, si për çështje operacionale ashtu edhe për elemente të tjera të luftës së përbashkët kundër krimit, andaj ky takim veçse do ta forcojë më tej atë. Në misionin tonë në krye të policive të të dy shteteve, ne ndajmë të njëjtat aspirata dhe qëllime, si lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimeve të rënda, terrorizmit dhe pastrimit të parave, që janë indikatorë me shumë rëndësi për sigurinë në vend. Për ne si Policia e Shtetit shqiptar ka qenë dhe mbetet prioritet gjithashtu lufta ndaj trafikimit të lëndëve narkotike. Për këtë qëllim ne kemi përqëndruar dhe forcuar më tej, kapacitetet tona logjistike dhe burimet njerëzore në Portin e Durrësit, që është edhe vendi ku kemi goditur më shumë tentativa të trafikimit të lëndëve narkotike, të ardhura nga Amerika Latine. Një tjetër prioritet për Policinë e Shtetit është parandalimi dhe goditja e tentativave për kultivim të kanabisit, aktivitet kriminal i cili pasuron grupet kriminale, edhe individët, duke u dhënë atyre një instrument të fuqishëm korruptiv. Gjithashtu, shtrirja e aktiviteteve të ndryshme kriminale në disa shtete apo prania e autorëve në disa shtete, na ngarkon me përgjegjësi për të bashkëpunuar më tej dhe më ngushtë, për të garantuar rend dhe siguri për qytetarët tanë, përmes shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe pasjes së një shërbimi policor kufitar serioz dhe me integritet, dhe jam i bindur që ne e kemi vullnetin për ta bërë këtë.

Sasho Tasevski: Fillimisht dua t’ju falënderoj përzemërsisht për mikpritjen tuaj që nga Pika e Kalimit Kufitar, deri këtu. Vizita ime sot, këtu, tregon qartë marrëdhëniet e shkëlqyera midis 2 policive të shteteve tona dhe vullnetin për të vijuar më tej bashkëpunimin tonë dypalësh në funksion të çështjeve operacionale. Kjo klimë bashkëpunimi është një element kyç për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në te dy shtetet tona dhe gjithashtu na motivon për të punuar së bashku, edhe më tej, për çështje si lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare, të cilat janë prioritetet tona të përbashkëta. Në vijim, bashkëpunimi ynë do të intensifikohet në drejtim të veprimeve të përbashkëta operacionale dhe hetimore, për çështje të tilla ndërkombëtare, si terrorizmi, lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Puna dhe bashkëpunimi ynë do të vijojë dhe do të forcohet jo vetëm në drejtim të luftës ndaj fenomeneve kriminale, por edhe për parandalimin e tyre.”

Delegacioni i Lartë i Policisë së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë vizitë në Repartin Special RENEA dhe në Portin e Durrësit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.