Napoli fitoi me përmbysje 2 – 1 sfidën me Udinezen e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin Diego Maradona. Pas golit të miqve në pjesën e parë, në të dytën vendasit u kundërpërgjigjën me nigerianin Osinmeh.
Me këtë rezultat Napoli barazohet me pikë me Milanin që do të luajë sot në mbrëmje takimin në fushën e Kaljarit.
