Elseid Hysaj edhe një herë tjetër e gjen veten në listën e futbollistëve që do të lënë Napolin në fund të këtij sezoni. “Il Matino”, një media e besuar dhe pranë napolitanëve, ka bërë me dije dje një temë të stërpërsëritur se shqiptari do të jetë në kërkim të një skuadre tjetër në edicionin 2019- 2020.
Mbrojtësi i djathtë e humbi postin e titullarit te Napoli me ardhjen e Ançelotit dhe së fundmi rinovimi i kontratës së tij ka mbetur peng i kërkesës së lartë për pagën nga vetë menaxheri, ndërsa klubi nuk ia plotëson.
Nga sa bën me dije media pranë skuadrës, thuhet se Hysaj do të largohet dhe klubi kërkon rreth 40 milionë euro, por ofertat për të mund të mos i kalojnë 25 milionë eurot.
