Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Narcos” tentojnë rrëmbimin e ministrit

13:11 / September 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b3f955854a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ndrangheta dhe mafia shqiptare janë gjithnjë e më të rrezikshme në aksin Amsterdam-Bruksel”, shkruan mediat italiane “Europa Today”, në një artikull të publikuar së fundmi. Policia holandeze arrestoi katër burra të dyshuar të lidhur me mafien e trafikut të drogës në Evropën Veriore, të gjithë të dyshuar si autorë të tentativës për rrëmbimin e ministrit belg të drejtësisë Vincent Van Quickenborne.

Plani i dështuar i rrëmbimit u pengua thuajse rastësisht nga policia holandeze, e cila të enjten e kaluar identifikoi një makinë me targë holandeze të parkuar jashtë shtëpisë së ministrit belg, brenda të cilës kishte: një pushkë dhe shirit ngjitës, ndërsa në një makinë tjetër, po ashtu e regjistruar në Holandë, janë gjetur disa shishe me benzinë.

Ministri në një video-mesazh të transmetuar nga radio-televizioni belg RTBF, komentoi ngjarjen duke folur për “mafinë e drogës”. ”Për momentin do të jem nën mbikëqyrje të ngushtë dhe nuk do të mund të marr pjesë në disa aktivitete të planifikuara në ditët në vijim. Nuk është e këndshme, por është e kuptueshme”.

Lajmi për tentativën e rrëmbimit njofton përshkallëzimin e pranisë mafioze në Evropën veriore dhe vjen një vit pas fjalëve nga prokurori i Republikës së Catanzaro Nicola Gratteri kur duke komentuar pritën kundër gazetarit Peter R. de Vries, përveç nënvizimit të rritjes eksponenciale të drogës dhe dhunës në Evropën veriore, ai theksoi edhe tendencën e “Hollandës për të nënvlerësuar mafien ” mund të sjellë pasoja.

Vincent Van Quickenborne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.