Qendra studimore për objektet afër tokës pranë NASA-s, konfirmon se me 14 shtator një asteroid me permasa gjigande do të kalojë pranë Tokës.
Asteroidi pritet të shfaqet 5.3 milion kilometra larg tokës, me emrin 2000 QW7, me një diametër prej 650 metrash. Trupi qiellor do të udhëtojë me 14,361 milje në orë dhe sipas specialistëve, nuk përbën asnjë rrezik potencial.
Ky trup qiellor kalon pranë planetit tokë çdo 19 vjet, pasi të kalojë pranë tokës në shtator, i bie që vizita e radhës të jetë me datë 19 tetor 2038.
Qendra e NASA-s do ta vëzhgojë trajektoren e tij gjatë gjithë kohës. NASA ka tashme një plan mbrojtës kundër asteriodëve të quajtur ‘Plani i dyfishtë i ridrejtimit të Asteroidëve’.
Ndërkohë miliarderi Elon Musk mendon ndryshe në lidhje me këtë çështje. Përmes një postimi në Twitter ai shkruajti se asterioidi do të godasë token dhe njerëzimi nuk ka asnjë masë mbrojtëse.