Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

NASA kërkon liderë fetarë për të përgatitur njerëzimin për kontaktin me alienët

22:35 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nasa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prift, një rabin dhe një hoxhë ishin mes teologëve të pajtuar nga agjencia hapësinore amerikane NASA për të ekzeminuar sesi do të reagonte njerëzimi nëse do të zbulohej jetë aliene në planetë të tjerë, ose dhe në tokë. 24 studiues fetarë janë rekrutuar për të marrë pjesë në programin e posaçëm të Qendrës së Hetimit Teologjik në universitetin Princeton në New Jersey, SHBA.

Qendra ka marrë një grant prej $1.1 milionë nga NASA me objektivin kryesor “ndërlidhjen e mirëkuptimit” mes akademikëve të disiplinave të ndryshme, shkencëtarë e politika-bërës për ato që quante “çështje globale.”

Programi kërkon të vlerësojë sesi do të reagonin besimet kryesore fetare për ekzistencën e jetës përtej asaj të tokës, dhe se si një zbulim i tillë mund të ndikojë te koncepti i Zotit dhe Krijimit.

Studiuesi fetar i Universitetit të Cambridge, Reverend Dr Andrew Davison, i cili ka gjithashtu doktoraturë kimie nga Oxford, është mes pjesëmarrësve të programit të sponsorizuar nga NASA.

Davison në librin e tij të pritur që del këtë vit me titull “Astrobiologjia dhe Doktrina Kristiane”, trajton dhe çështjen e mundësisë së krijimit të jetës nga Zoti në planete të tjera, duke theksuar se mundësia e prezantimit me jetën aliene po bëhet gjithnjë e më reale.

“Tradita fetare është një aspekt i rëndësishëm në mënyrën sesi një zbulim i tillë mund të ndikojë te nejrëzimi,” shkruan Davidson në një koment në faqen e University of Cambridge.

Pas studimit të një kopjeje të librit, e përditshmja “The Times” llogariste se “në një rast të tillë një numër i madh njerëzish do të kërkonin shpegime nga feja e tyre” për atë që do të thotë “jetë aliene” ose për faktin se çfarë do të thotë jeta aliene në lidhje me “pozitën dhe dinjitetin e jetës njerëzore”.

“Zbulimi i jetës aliene mund të vijë brenda një dekade, për disa shekuj ose kurrë, por kurdo që të ndodhë, do të jetë mirë të kemi menduar paraprakisht për pasojat”.

Të tjera figura fetare si  peshkopi anglez i Buckingham, Alan Wilson, rabini Jonathan Romain i Maidenhead, dhe Imam Qari Asim i xhamisë së Leeds, kanë thënë se mësimet e besimeve kryesore nuk do të ndikohen nga zbulimi i jetës aliene, sipas The Times.

fetare lidera nasa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA!

09:31 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.