Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

NASA zbulon një krater të ri në Hënë

19:54 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ioo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka zbuluar një krater të ri të vogël në Hënë, që me gjasë është krijuar nga përplasja e një sonde ruse, që tentoi të ulej në sipërfaqen hënore rreth dy javë më parë.

Këto gjetje i bëri sonda Lunar Roconnaissance Orbiter (LRO), që krahasoi imazhet para dhe pas në pikën e impaktit. Imazhet u ofruan nga agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos.

Sonda Luna-25 u rrëzua më 19 gusht, duke shuar shpresat e Moskës që të ringjallë programin e saj për udhëtimet drejt Hënës, pasi Rusia synonte të bëhej shteti i parë që do të zbarkonte në polin jugor hënor.

Por, India arriti që me sukses të ulte sondën e san Chandaryaan 3. Zbarkimi i sondës në polin jugor hënor ndodhi më 23 gusht dhe sonda aktualisht është duke eksploruar këtë zonë.

LRO, që është duke u rrotulluar rreth Hënës që nga viti 2009, fotografitë para përplasjes së sondës ruse i realizojë në qershor të vitit 2022. Këto imazhe u krahasuan me fotografitë e realizuara më 24 gusht 2023.

“Pasi që krateri i ri është afër vendit ku u përplas Luna-25, ekipi i sondës LRO erdhi në përfundim se ka të ngjarë që krateri të jetë shkaktuar nga kjo ngjarje, e jo nga ndonjë ndikim natyror”, u tha në deklaratën e NASA-s.

Krateri i ri është rreth 10 metra në diametër dhe rreth 400 kilometra nga vendi ku Luna-25 ishte paraparë që të zbarkonte.

NASA po ashtu planifikon që t’i kthehet misioneve të Hënës përmes programit Artemis, që synon të krijojë një prezencë të qëndrueshme në hapësirën hënore. Akulli që gjendet në Hënë mund të shfrytëzohet për të mbështetur habitatet njerëzore ose mund të ndahet në hidrogjen dhe oksigjen që më pas të përdoren si lëndë djegëse për raketat./ Rel

hënë krater nasa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.