Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë

10:46 / August 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoteli vl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të hotel ‘Brooklyn’, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodheshin dhomat, si dhe në fasadën e pallatit.

Si pasojë e zjarrit, janë lënduar 6 persona, pesë prej tyre shqiptarë të Kosovës dhe një nga Rrësheni, të cilët janë dërguar në spital.

5 prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Dy pacientë janë dërguar te ‘Trauma’ për shkak se kanë pësuar fraktura, tre në departamentin e djegieve në QSUT ku një vajzë ka pësuar djegie të rënda, ndërsa njëri prej të lënduarve ndodhet në Kirurgjinë e Spitalit të Vlorës.

Veç tyre, në hotel, kishte edhe turistë të huaj nga Polonia e Ukraina.

“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë një djalë nga Kosova.

“Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë. S’u lënduam nga djegia, kur u hodha rashë në cep hekuri dhe vrava këmbën”, thotë një 21-vjeçar nga Lipjani.

Burimi i flakëve ka qenë djegia e prizës elektrike të njërit prej frigoriferëve, njoftoi policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Ndërkohë, godina fillimisht është evakuuar për shkak të rrezikut.

E gjithë ndërtesa është shkrumbuar thuajse plotësisht. Shërbimet e Policisë dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

6 lenduar hoteli nate Tmerri Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.