Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

NATO dhe aleatët trajnojnë rekrutët ukrainas: Fokusi t’iu mësojmë aftësitë për të mbijetuar, luftuar dhe fituar

20:54 / April 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria britanike ka trajnuar rekrutët ukrainas me armë artilerie vetëlëvizëse AS-90, të cilat po i dhurohen Ukrainës. AS-90 është një sistem i lëvizshëm i artilerisë 155 mm, me mundësi për të qëlluar deri në gjashtë fishekë në minutë.

Mbretëria e Bashkuar ka zhvilluar gjithashtu një kurs trajnimi 35-ditor për luftëtarët vullnetarë ukrainas, i cili u mëson atyre aftësitë për të mbijetuar në një mjedis armiqësor, si përdorimi i armëve, qitje, dhe ligjin e konfliktit të armatosur.

Instruktorët ishin nga aleatët e NATO-s, duke përfshirë Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Lituaninë, Holandën dhe Norvegjinë, si dhe Suedinë e ftuar në NATO, dhe vendet partnere si, Australia dhe Zelanda e Re.

Programi është pjesë e angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar Ukrainën të ruajë të drejtën e saj për vetëmbrojtje kundër luftës së paprovokuar të agresionit të Rusisë.

“Fokusi i trajnimit është t’u japë vullnetarëve, forcave e armatosura të Ukrainës aftësitë dhe parimet për të mbijetuar, luftuar dhe fituar. Pra, ne fokusohemi shumë në aftësitë dhe parimet bazë që të trajnuarit mund t’i përshtatin për të mbijetuar dhe luftuar, duke u fokusuar në parimet e qitjes, mbrojtjen e forcës, operacionet sulmuese dhe mbrojtëse, operacionet si në mjedise rurale, ashtu edhe në ato urbane”, deklaroi nënkoloneli Nick Zorab nga Ushtria britanike.

nato rekrutim ukrainasit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.