Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s po diskutojnë rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shpërthimin e luftës Izrael-Hamas, vijimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën si dhe ofensivën e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh. Situata e tensionuar në veri të Kosovës, shpërthimi i luftës Izrael-Hamas, vijimi i ndihmën së mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe ofensiva e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh janë temat kryesore të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Presidenti ukrainas merr pjesë si i ftuar special në mbledhjen me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s. Ai shprehu solidaritetin me izraelitët për sulmin nga ana e Hamasit.
“Tragjeditë që prekin Ukrainën dhe Izraelin janë të ndryshme, por të dyja janë të mëdha. Lufta Izrael-Hamas rrezikon të ‘shpërqendrojë vëmendjen ndërkombëtare nga Ukraina dhe kjo do të ketë pasoja. Rusia me të vërtetë po përpiqet të kryejë veprime destabilizuese në të gjithë botën.
Ne jemi të sigurt se Rusia po mbështet, në një mënyrë apo tjetër, operacionet e Hamasit. Kërkojmë që të na jepen asetet e konfiskuara ruse nga perëndimi në mënyrë që ato të përdoren për financimin e projekteve të rindërtimit në Ukrainë. Ata na shkatërruan, ne duhet që t’i përdorim këto para”.
