Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

NATO paralajmëron Kinën: O me ne, o me Rusinë

17:11 / April 26, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stoltenberg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët e NATO-s nuk i kanë ofruar Kievit mbështetjen e premtuar! Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake gjatë një interviste në vizitën e tij në Berlin. Mes vonesave dhe hezitimit në dërgimin e ndihmave, Ukraina po përballet me humbje në fushëbetejë, teksa Rusia ka supermacinë në tokë dhe ajër.

Shefi i NATO-s thekson se nuk është shumë vonë për një fitore të Ukrainës teksa, më shumë ndihma pritet të dërgohen së shpejti. “Është përgjegjësia jonë t’i përkthejmë premtimet në furnizime reale të armatimeve me municione dhe që ta bëjmë këtë sa më parë”, ishin fjalët e Stoltenberg. Në fjalimin e tij, shefi i NATO-s, i përcolli edhe një mesazh të fortë Kinës, duke i thënë si rrallëherë se nëse do marrëdhëniet e mira me Perëndimin duhet të ndalë mbështetjen për Rusinë.

“Vitin e kaluar, Rusia importoi 90% të mikro elektronikës së saj nga Kina, e përdorur për prodhimin e raketave, tankeve dhe avionëve. Kina thotë se dëshiron marrëdhënie të mira me Perëndimin, por në të njëjtën kohë vijon të ushqeje konfliktin më të madhe të armatosur në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Nuk mund t’i bëjë të dyja”, tha Stoltenberg.

Kina russia stoltenberg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.