Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

NATO: S’ka rrezik që Rumania të futet në luftë me Rusinë

21:45 / September 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NATO 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, tha se “nuk ka rrezik” që anëtarja e aleancës, Rumania, të futet në luftë pas incidenteve të fundit, kur u gjetën fragmente të një droni në territorin e saj, pranë kufirit me Ukrainën e përfshirë në luftë me Rusinë.

“Gjëja më e rëndësishme është që të rikonfirmojmë faktin që nuk ka asnjë tregues të një veprimi të qëllimshëm [nga Rusia] për të sulmuar territorin rumun, rrjedhimisht territorin e NATO-s”, tha Geoana për gazetarët gjatë një vizite që i bëri një shkolle afër kryeqytetit rumun, Bukuresht, shkruan REL.

Komentet e zëvendësshefit të NATO-s vijnë disa ditë pasi autoritetet rumune dy herë konfirmuan se kanë gjetur fragmente të dronëve në territorin e tyre, pas sulmeve që forcat ruse kryen ndaj porteve të Ukrainës në lumin Danub, që gjenden përtej kufirit të Rumanisë.

Por, afërsi e sulmeve të Rusisë në pjesën tjetër të Danubit ka bërë që qytetarët rumunë që jetojnë aty pranë, të kenë frikë se shteti i tyre mund të përfshihet në luftë.

“Kur dëgjoni zhurmat e luftës disa qindra metra larg shtëpisë tuaj, vendit tuaj të punës, ato do të gjenerojnë emocion dhe ankth”, th Geoana, që më herët ka qenë ministër në Rumani dhe ambasador në SHBA. “Por, nuk ka asnjë rrezik që Rumania të përfshihet në këtë konflikt”.

Pas zbulimit të dytë të fragmenteve të dronëve të shtunën, presidenti rumun, Klaus Iohannis, tha se ato ishin “të ngjashme me ato që përdoren nga ushtria ruse” dhe se incidenti lë të kuptohet se ka pasur “shkelje absolutisht të papranueshme të hapësirës ajrore sovrane të Rumanisë, aleates së NATO-s, me rreziqe reale të sigurisë për qytetarët rumunë në atë zonë”.

“Dua ta siguroj publikun rumun dhe veçanërisht ata që janë në kufi me Ukrainën se nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar”, tha Geoana, duke shtuar se ai do të vizitojë atë zonë.

Javën e kaluar, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët kanë parë “incidente të tjera në Poloni dhe gjetkë”, por nuk elaboroi më shumë.

Sipas nenit 5 të sigurisë kolektive, të 31 anëtarët e NATO-s zotohen se do të ndihmojnë çdo shtet anëtar që sulmohet. Në të njëjtën kohë, ka shqetësime se NATO mund të futet në një luftë me Rusinë nëse ndodh ndonjë incident i vogël apo ndonjë gabim.

nato rrezik rumania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.