Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se Zelensky duhet të rivendosë marrëdhëniet e me Trump.
“Ajo që i thashë presidentit Zelensky është: ‘Besoj, i dashur Volodymyr, se duhet të gjesh një mënyrë për të riparuar marrëdhëniet e tua me Donald Trump dhe administratën amerikane’”, ka bërë të ditur Rutte gjatë intervistës për median britanike.
“Ne duhet të bashkohemi-Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Europa për të sjellë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, ka shtuar ai.