Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Navalny futet në izolim në burgun në Arktik

20:20 / January 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
navalny
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, tha se ai është futur menjëherë në një qeli izolimi, pasi përfundoi karantinimin në burgun e ashtuquajtur “Ujku polar” në rajonin rus të Arktikut, ku u transferua muajin e kaluar.

Përmes disa postimeve në X, që më herët njihej si Twitter, Navalny tha më 9 janar se rojet e burgut morën vendim që “i dënuari Navalny refuzoi të prezantohej sipas formatit nuk iu përgjigj punës edukuese dhe nuk nxori përfundimet e duhura për veten” dhe prandaj ai duhet të kalojë shtatë ditë në izolim.

Navalny shtoi se për dallim nga qelia normale, ku të burgosurve u lejohet të dalin të ecin jashtë qelisë pasdite dhe jashtë kur është koha e mirë, të burgosurit që janë në izolim mund të dalin për ecje në orën 6 e 30 të mëngjesit. Burgu gjendet në një pjesë të botës ku temperaturat arrijnë në -45 gradë Celsius apo edhe më shumë.

Kritiku i Kremlinit tha se i ka premtuar vetes se do të dalë të ecë, pavarësisht motit.

“Këtu nuk ka qenë asnjëherë më ftohtë sesa -32 gradë Celsius. Edhe në temperatura të tilla ju mund të ecni për një orë e gjysmë, vetëm nëse rrisni një hundë të re, vesh dhe gishtërinj”, bëri shaka ai.

Në dhjetorin e kaluar, Navalny u transferua në burgun famëkeq që gjendet në një zonë të largët. Emri zyrtar i burgut është IK-3, por njihet më shumë si “Ujku polak”. Burgu gjendet afër 2.000 kilometra në verilindje të Moskës dhe ka rreth 1.050 të burgosur.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se në këtë burg ka vrasës serikë, përdhunues, pedofil dhe të burgosur të tjerë të dënuar për krime serioze.

Navalny u dënua me 19 vjet burgim në gusht të vitit 2023 nën akuza për ekstremizëm. Paraprakisht, ai ishte dënuar edhe për mashtrim. Ai ka thënë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe organizatat për të drejtat e njeriut e cilësojnë atë si të burgosur politik.

Arktik Burg navalny
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.