Aleksei Navalny, lideri i opozitës ruse, është në rrezik dështimi të zhvillimit të veshkave dhe shikimi i tij po fillon të dobësohet, pasi janë bërë dy javë që kur ai ka filluar grevën e urisë.
“Gjendja e tij është me të vërtetë kritike,” tha Alexandra Zakharova, një zëdhënëse e Aleancës Mjekësore, një grup i konsideruar nga autoritetet ruse si aktivistë të opozitës.
“Ne i kemi parë rezultatet dhe ato janë shumë, shumë të këqija. Ka nivele të larta kaliumi dhe vlera të tjera të larta që tregojnë se veshkat nuk funksionojnë mirë. Kjo do të çojë në patologji serioze dhe ndoshta dështim të zemrës,” shtoi ajo për Reuters.
Navalny, 44 vjeç, hyri në grevë urie në fund të muajit të kaluar në shenjë proteste pasi u ankua se autoritetet e burgut nuk po e lejojnë të marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Ai pati thënë se ka dhimbje të vazhdueshme në shpinë dhe këmbë.
Rusia burgosi Navalny për dy vjet e gjysmë në shkurt për shkeljet e lirimit me kusht. Ai u arrestua në kufi ndërsa u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi.
Rreth 80 shkrimtarë, aktorë, historianë, gazetarë dhe regjisorë të famshëm , përfshirë shkrimtarët JK Rowling dhe Salman Rushdie, i nënshkruajtën një letër të hapur Putinit dje duke i kërkuar atij të sigurojë që Navalny të marrë trajtim mjekësor.