Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Romë. 68-vjeçari vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Familja kërkon që të respektohet dhimbja që po kalon “dhe për këtë arsye kërkon të mos japë asnjë deklaratë”.
I lindur në Prato më 17 maj 1955, Francesco Nuti bëri debutimin e tij si aktor amator kur ishte ende student, duke shkruar monologët e tij.
Ai ka marrë pjesë në transmetime të suksesshme televizive. Më pas, vijoi karrierën e tij solo duke marrë pjesë si skenarist dhe protagonist në disa filma me regji të Maurizio Ponzi.
Komeditë e tij brilante me tone të paqarta surrealiste patën një sukses të jashtëzakonshëm në vitet ’80 falë filmave si “Unë” “Gjithë fajin e ka Parajsa” dhe “Femrat me funde” një film i suksesshëm që theu të gjitha rekordet e fitimeve në sezonin 1991/92, duke shënuar momentin më të suksesshëm në karrierën e Nutit, i cili ishte skenaristi, regjisori dhe aktori kryesor i atij filmi përkrah bukuroshes, Carole Bouquet.
Ai iu përkushtua edhe muzikës, ku në vitin 1988 mori pjesë në Festivalin e Sanremos me këngën “Sarà per te”.
