Aktori i mirënjohur Enver Hyseni është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Migjeni Shkodër. Kanë qenë miqtë e tij të cilët kanë njoftuar ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni !
Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve !
𝗨 𝗣𝗥𝗘𝗛𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗣𝗔𝗤𝗘, ENVER HYSENI!
Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “Migjeni””, thuhet në njoftim.
Hyseni lindi në Shkodër më 1 gusht 1951 dhe studioi në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) duke i ndërprerë ato për arsye ekonomike. Më 1975 nisi punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës.
Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bënin një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive të karakterit – malësor. Ishin këto rolet ku ai shprehte më shumë emocione.