Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndahet nga jeta diplomati i njohur, Hajdar Muneka

22:09 / May 5, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasador
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hajdar Muneka, diplomat i njohur dhe me një përvojë shumë të gjatë, është ndarë në mbrëmjen e së enjtes nga jeta në moshën 68 vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën luftoi deri në fund, por pa mundur ta fitojë  këtë betejë .

Hajdar Muneka  kontribuoi për vite me radhë në shërbimin tonë diplomatik dhe ishte një njohës shumë i mirë i çështjeve aziatike. Ai ishte ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kinë dhe Maljazi, dhe Jo rezident në Singapor, Korenë e Jugut Bangladesh, Japoni, Australi, Zelandën e re e të tjerë.

Nga profesioni i gazetarit në Radio Tirana, ai kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke i dhënë një kontribut të spikatur diplomacisë shqiptare.

Si botues i librit “ Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën”  një ese me vlerë për historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, si dhe të një vepre tjetër nga kjo temë e cila pret që të botohet pas ndarjes së tij nga jeta, harmonizoi me mjaft mjeshtri aftësinë e gazetarit me atë të diplomatit.

Hajdar Muneka ishte edhe anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë , ku kontribuoi me eksperiencën tij te gjatë të fushës së diplomacisë.

diplomati hajdar muneka semundje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.