Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndahet nga jeta kameramani. Lamtumirë miku ynë!

14:03 / June 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamaramani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është ndarë sot nga jeta, Alket Metko, një ndër operatorët më aktivë dhe me kontribute disa vjeçare në disa media audiovizive të vendit.

Alketi u nda nga një sëmundje e pashërueshme që e mundi në pak muaj duke lënë në pikëllim të thellë familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dhjetra bashkëpunëtorë të tij.

Alketi ndau përvoja profesionale me disa kanale dhe studio të prodhimit televiziv në vend. Për disa vite Alketi ka qenë dhe bashkëpunëtor në emisionin investigativ “Alarm” dhe “BOOM” i Ora Neës. Ai konsiderohet si njeri ndër operatorët e papërtuar që mbajti në fokusin e kamerës së vet ngjarje, episode, protagonistë dhe detaje imazhesh që kanë lënë gjurmë në mendjen dhe kujtesën e audiencës shqiptare.

Alketi ka qenë ndër bashkëpunëtorët e paharruar për shumë gazetarë të redaksive te ndryshme televizive si dhe për dhjetra homologë të tij në mediat e vendit.

Ai ishte prind i dashur dhe i dhembshur i pesë fëmijëve të tij, nga të cilët u nda në moshë të re, duke i lënë në një kohë të vështirë.

Me dhimbjen e largimit të parakohshëm nga jeta dhe me forcën e solidaritetit si koleg e miq, i shprehim familjes Metko ngushëllimet për të gjetur forca dhe kurajo në përballimin e kësaj humbjeje të pazëvendësueshme qe la Alketi i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

kameramani tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.