Këngëtarja britanike, Christine Mcvie, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Ndarja nga jeta është bërë e ditur në një deklaratë zyrtare në rrjetet sociale.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë për ndarjen nga jeta të Christine McVie. Ajo ishte vërtet unike, e veçantë dhe e talentuar jashtë mase. Ajo ishte muzikantja më e mirë që dikush mund të kishte në grupin e tyre dhe shoqja më e mirë që dikush mund të kishte në jetë”.
“Ne ishim shumë me fat që patëm një jetë me të. Individualisht dhe kolektivisht, e vlerësojmë thellësisht Christine dhe jemi mirënjohës për kujtimet që kemi. Do të na mungojë shumë”, thuhet në deklaratë.
