Kompozitorja legjendare, Cynthia Weil, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Fituesja e “Grammy” ishte më e njohur për hitin e madh të vitit 1964 “You’ve Lost The Lovin’ Feeling”.
Lajmi u njoftua nga vajza e saj me një deklaratë emocionuese që ndau në rrjete sociale.
“Nëna ime, Cynthia Weil, ishte nëna, gjyshja dhe gruaja më e mirë që familja jonë mund të kërkonte ndonjëherë. Ajo ishte shoqja ime më e mirë, partnerja ime në krim dhe një idhull për gratë në muzikë”, shtoi ajo.
Në vitin 1987, Cynthia u fut në “Songwriters Hall of Fame” së bashku me bashkëshortin e saj, Barry, me të cilin shkroi shumë këngë.
