Staley Ho, i njohur si mbreti i kumarit në Hong Kong, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Ai ishte drejtuesi i një prej bizneseve më fitimprurëse të lojërave të fatit në botë, SJM Holdings, me vlerë rreth 6 miliardë dollarë.
Pavarësisht se ai arriti të cilësohej si më i pasuri i Azisë, Staley Ho gjithmonë i këshillonte miqtë e tij që të shmangnin lojërat e fatit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e konfirmoi e bija për mediat.
Pasuria e tij personale në vitin 2018-të, kur ai doli në pension, llogaritej në 6.4 miliardë dollarë. Ho kishte 4 gra dhe 17 fëmijë dhe ai u detyrua të ristrukturonte biznesin pas një beteje ligjore që shpërtheu brenda familjes në vitin 2012-të për pasurinë e tij.