Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare Konstandin Ropi, partizani i vogël që frymëzoi krijimin e filmit të fëmijërisë “Partizani i vogël Velo”.
Ropi mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit nga forcat gjermane që kishin pushtuar vendin, dhe ai për të shpëtuar doli në mal bashkë me partizanët që në moshën 12-vjeçare. Historia e tij frymëzoi një film të Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Pas Çlirimit, Ropi studioi kontabilitet dhe më pas u nis për në Bashkimin Sovietik në shkollat ushtarake. Për përfundimit të shkollës, “Velo” shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite dhe më pas kur doli në pension, u kthye në Korçë.
Konstandin Ropi kishte në zotërim një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë është dekoruar nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.
