Nga avokate Denisa Daka
Një nga problemet e shumta që hasin emigrantët apo shtetas të ndryshëm të cilët qëndrojnë për arsye specifike jashtë vendit pa leje qëndrimi apo në mënyrë të paligjshme në vendet e schengenit, janë “Espulset”.
Në të gjitha rastet autoritetet përkatëse të shteteve respektive, dalin me vendime të posacme administrative apo gjyqësore në të cilat caktojnë ndër të tjera përvec masës së dënimit (heqjes së lirisë në disa raste), dhe largimin e detyrueshëm të këtyre të fundit nga zona e schengenit, duke specifikuar në këtë rast dhe periudhën në të cilën këta të fundit nuk lejohen të futen në shtetin përkatës apo në të gjithë zonën e schengenit.
Heqja e “Espulsit” bëhet e mundur më pas nëpërmjet rrugës administrative apo gjyqësore, pas kalimit të afatit të dënimit ose pasi të ketë kaluar 2/3 e kohës së dënimit.
Për shkak të kthimit të menjëhershëm në Shqipëri në shumë raste këta shtetas nuk mund të sigurojnë vendimet përkatëse të marra kundra tyre, cka sjell si rezultat paskësaj humbjen e të drejtës për të goditur në formën e mënyrën e duhur si dhe brenda afateve përkatëse vendimet që në një kohë të caktuar i penalizuan.
Të tjerë shtetas të cilët kanë siguruar këto vendime dhe kanë të qarta kufizimet përkatëse, rreken të gjejnë mundësi e forma të tjera për të lëvizur jashtë vendit, për të punuar e jetuar gjetkë (përvec shtetit ku ndalohen të hyjnë për një afat të caktuar).
Përgjatë përpjekjeve për të lëvizur jashtë shtetit, shumë syresh ndalohen në pikat kufitare këtu, me arsyetimin absurd se këto kufizime e ndalime mgjthse specifikohen vec për një shtet specifik, ata nuk do të lejohen nga policia kufitare për të lëvizur në asnjë nga vendet e shengenit.
Dhjetra ankesa e kërkesa mbërrijnë cdo ditë në Drejtorinë e Kufirit për këtë qëllim, ndërsa në mënyrë arbitrare e padrejtësisht krejt, seicili prej tyre penalizohet për të siguruar një mundësi e alternativë të re për të punuar e jetuar, për veten e familiaret e tij.
Nisja e kalvarit të gjygjeve për të zgjidhur absurdin më pas, me një kosto morale e materiale të konsiderueshme, është telash më vehte për seicilin prej tyre c’ka po krijon sakaq dhe një precedent të keq për të gjithë këto raste.
Dyer të mbyllura e veshë të shurdhët, vijojnë të penalizojnë qytetarë të këtij vendi cdo ditë, pa kriter e limit edhe për këtë shkak kryesisht, duke i mohuar sejcilit prej tyre një të drejtë legjitime./ Tirananews.al/
Nëse keni një problem ligjor apo ju duhet një këshillë juridike, avokatja është në dispozicion për t’ju ndihmuar, shkruani në koment më poshtë, ose kontaktoni me avokaten Denisa Daka direkt në këtë numer: 0692065597