Anglia ka menduar të shtojë sanksionet kundër Rusisë dhe vendimi i radhës ndalues është mos lejimi i uljes së avionëve rusë në vend. Sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss ka thënë se do të aplikohen kompetenca të reja për të ndaluar çdo avion rus që ndodhet në Britaninë e Madhe, ka njoftuar sekretarja e jashtme.
Truss njoftoi për raundin e fundit të sanksioneve se pasi të jetë miratuar legjislacioni, do të jetë një vepër penale për çdo avion rus që të fluturojë ose të ulet në Britani. Ndalimi do të përfshijë çdo avion në pronësi, operim ose qira nga kushdo që lidhet me Rusinë ose individë ose subjekte të përcaktuara.
“Ndalimi i avionëve me flamur rus nga Britania e Madhe dhe përcaktimi si vepër penale për të fluturuar me to do të shkaktojë më shumë dhimbje ekonomike për Rusinë dhe ata afër Kremlinit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në mënyrë diplomatike, ekonomike dhe mbrojtëse përballë pushtimit të paligjshëm të Putinit dhe të punojmë për të izoluar Rusinë në skenën ndërkombëtare”, deklaroi ajo.
