Ditën e shtunë, gjatë punës në “Arenën Kombëtare”, humbi jetën 40-vjeçari me inicialet N.I. Sipas asaj që është raportuar, shkaku për këtë vdekje të papritur ishte rënia nga lartësia.
Ditën e sotme inspektorja e punës, Irena Gjoka, ka bërë me dije se puna për ndërtimin e stadiumit do të ndërpritet derisa të hetohen të gjitha shkaqet që çuan në vdekjen e 40-vjeçarit.
Do të hetohet dhe kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre. Deri në dalje të të gjitha rezultateve të hetimit, nuk do të ketë asnjë punim.
Nuk dihet se sa mund të zgjasin zbardhjet e kësaj ngjarje, por punimet për ndërtimin e stadiumit do të ndalen.
Kështu me shumë mundësi, nëse kjo procedurë mund të zgjatet mund të ketë dhe një shtyrje të inagurimit të stadiumit të shumëpritur.
