Seriali turk “Fate të kryqëzuara” ka qenë ndër më të shikuarit në Shqipëri, ku protagonist ishte çifti Xhihan dhe Gylseren. Falë këtij seriali aktori Erkan Petekkaya u bë mjaft i njohur dhe për publikun shqiptar.
Por duket se pakënaqësitë me stafin e punës kanë bërë që ai të hedh në gjyq kompaninë e serialit, “Endemol Medya Produksiyon”. Shkak për këtë është se kompania nuk e kishte paguar për 15 episodet e fundit të serialit. “Xhihani” ka fituar gjyqin dhe veç tij kompania ka vendosur të paguajë dhe aktorët e tjerë të serialit.
