Zyrtarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet edhe këtë të diel në terren, me qytetarë të Tiranës, për të dëgjuar dhe parë më nga afër ecurinë e sipërmarrjeve të tyre të vogla.
Por duket se rastësia e ka bërë të takohet me ish-zëdhënësen për shtyp të Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, që sot shihet në ekranet e gjithkujt, me emisionin e mëngjesit “Wake Up”.
Në një postim në “Instagram”, Nebiaj nuk i kursen fjalët e mira për miken e saj.