Policia italiane ka vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar pasi në shtëpinë e tij në Ravenna ishte raportuar për një konflikt të ashpër mes tij dhe bashkëshortes, por që në fakt u zbulua dhe diçka tjetër.
Sipas mediave italiane, pasi efektivët shuan sherrin mes bashkëshortëve, agjentët kontrolluan shtëpinë e të rinjve, duke gjetur dhe sekuestruar 285 gram bruto kokainë, një revolver i kalibrit Smith & Wesson 38, i cili u zbulua se ishte i vjedhur, dhe shuma prej 4,440 euro që konsiderohej se ishin të ardhura nga aktiviteti i tregtimit të drogës.
Shqiptari mori përsipër posedimin e drogës dhe armës. Pasi u dërgua në rajonin e policisë, 30 vjeçari u vu nën arrest për shitjen e lëndëve narkotike, posedimin e paligjshëm të armëve dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Pas formaliteteve ligjore, i riu u dërgua në Burgun e Ravennas.
