Një 21-vjeçare italiane ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit për zmadhimin e gjoksit..
E reja, e cila punonte si estetiste, humbi jetën një javë më vonë pas operacionit plastik të kryer në klinikën Smeraglia.
Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Alessia Neboso.
