Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndërhyrjet e huaja, Erion Braçe: Zgjedhjet hallka e dobët, Shqipëria preket në komunikacion dhe energji

13:26 / August 9, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta hibride është një term që ka gjetur një përhapje të gjerë. Një vend me një infrastrukturë të kufizuar teknologjike dhe me institucione të brishta, Shqipëria vendosi të përballej me këtë fenomen, vetëm vitin e kaluar.

Më 11 prill të 2024-ës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me 73 votat e socialistëve ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar “Për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ose siç njihet gjerësisht tashmë, Komisioni i Dezinformimit.Nevoja ishte fare evidente. Ne ishim nën sulm, nën atak. Një atak që vazhdon në mënyrë konsistente. Të njëjtët aktorë vijojnë të ndërmarrin sulme edhe të natyrës së dezinformimit dhe kibernetike. Dhe prej këtej buroi nevoja për ta ngritur këtë gjë. Aty në sfond ishin qëndrimet e partnerëve tanë strategjik BE dhe SHBA-së për t’i dhënë përgjigje këtyre ndërhyrjeve”, thotë kryetari i këtij komisioni, Erjon Braçe.

Puna e 1 viti, që konsistoi me thirrjen në seanca dëgjimore të 14 institucioneve, si Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, SHISH, AKEP, AKSH, AMA apo KQZ përfundoi me miratimin e një “Strategjie Kombëtare Kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit” më 3 korrik, sërish vetëm me votat e socialistëve.

“Veçanërisht pas sulmeve ruse në Ukrainë ishte e nevojshme ngritja e një sistemi që nuk ekziston deri më sot, hartimi i një strategjie që do të bashkërendojë gjithë veprimin e aktorëve të shtetit për të luftuar ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe dezinformimin brenda territorit për të krijuar përcarje në shoqëri, ndarje sociale, për të destabilizuar demokracinë dhe ekonominë”.

Ndërhyrjet në demokraci dhe proceset zgjedhore, Braçe thotë se janë shqetësimi kryesor. Sidomos zgjedhjet, sipas tij janë hallka më e dobët.

“Demokracia është fokusi kryesor i tyre. Gjithë thelbi i ndërhyrjeve të huaja keqdashëse është delegjitimimi i demokracisë brenda një shoqërie. Elementi kyç i demokracisë që po përdoret kudo janë zgjedhjet. Ne jemi të rrezikuar sa i takon proceseve zgjedhore për sa kohë kemi patur edhe rasteve të ndërhyrjes përmes financimeve të drejtpërdrejta apo financimeve me origjinë të dyshimtë apo të pa identifikuar që janë në hetim dhe që kanë patur fokus ndikimin në rezultatin zgjedhor. Zgjedhjet janë elementi kyç i një ndërhyrje të huaj keqdashëse me fokus të qartë favorizimin e forcave politike përmes financimit. Ne jemi zbuluar në këtë aspekt”.

Propozimet janë konkrete dhe do të vihen në tryezën e reformës zgjedhore. “Në momentin që do të ulemi për një reformë të plotë zgjedhore, të diskutojmë për dy elementë që janë edhe propozim i strategjisë, votimi elektronik në të gjithë vendin dhe mbrojtja e çdo sistemi elektronik që do angazhohet në zgjedhje, duke nisur nga origjina e produktit, është në Kinë? Në Rusi? Detyrimi i të tretëve për të deklaruar origjinën e parave me të cilën financojnë partit. Para me origjinë nga jashtë? Apo brenda vendit? Sot mund të jetë dikush donator i një partie politike, i një kandidati. Ne nuk i detyrojmë donatorët të tregojnë orgjinën e financimit. Detyrojmë partinë të tregojë donatorin, por jo donatorin të tregojë origjinën e parave”.

braçe nderhyrje e huaja zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.