TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Agron Shehaj për skandalin “McGonigal”: Bllokuam dy herë foltoren për të fituar të drejtën e debatit

21:30 / February 8, 2023

BE-ja organizon konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

21:20 / February 8, 2023

PD e Berishës denoncon: Qeveria dhe Veliaj kanë frikë nga popullariteti i Luiz Ejllit

21:11 / February 8, 2023

Cristiano Ronaldo diplomat në Lindjen e Mesme për marrëdhëniet Izrael-Arabi

21:05 / February 8, 2023

Bulqizë/ Rruga e pushtuar nga akulli, shoferët kërkojnë ndërhyrje

21:00 / February 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Ndërkombëtarët i bëjnë thirrje Shkupit ta ndryshojë Kushtetutën

16:48 / January 25, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut, kanë intensifikuar thirrjet drejtuar partive politike për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, në të kundërtën Sofja sërish mund të bllokojë vazhdimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen mes dy vendeve që bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi në Gostivar se në të gjitha takimet me liderët politikë thekson rëndësinë që kanë për vendin ndryshimet kushtetuese

“Unë u them të gjithëve që takoj se kjo është e rëndësishme dhe nuk është vetëm e rëndësishme ta bëjmë këtë, por është e rëndësishme që këtë shtet ta vendosin në vendin e parë dhe jo agjendat personale përpara agjendave më të mira të këtij vendi… Kjo është ajo që bëj çdo ditë dhe vazhdoj ta bëjë këtë. Shpresoj që të zgjedhurit tuaj të bëjnë atë që unë e konsideroj më të mirën për vendin”, tha ambasadorja Aggeler.

Një gjë të tillë ajo e kishte theksuar edhe në takimin e fundit me kryetarin e Aleancës Shqiptare në opozitë, Arben Taravari, që po shqyrton mundësinë e hyrjes në Qeveri për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Ndërkohë, nga misioni i BE-së në Shkup, thanë se ndryshimet kushtetuese burojnë nga marrëveshja, për të cilën shteti është angazhuar në marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë dhe në rast se nuk miratohen këto ndryshime, mund të bllokohet edhe procesi i integrimit evropian.

“Maqedonia e Veriut tashmë ka një histori të mirë të marrëdhënieve ndëretnike dhe mendoj se do të marrë një vendim që do t’i forcojë edhe më shumë, pa prekur identitetin e këtij vendi sepse identiteti nuk humbet në rrugën drejt BE-së. Megjithatë, për shkak se kjo është pjesë e marrëveshjes së realizuar që rezultoi me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, nëse ky ndryshim nuk ndodh, procesi i negociatave do të ndalojë, dhe çfarë do të ndodhë më pas, nuk mund të themi”, thanë nga zyra e BE-së në Shkup.

Procedura për ndryshimet kushtetuese, sipas Qeverisë maqedonase, do të nisë së shpejti, fillimisht me debate ku do të përfshihen ekspertët dhe faktorët të tjerë të shoqërisë.

“Rëndësia politike është shumë më e madhe se ajo e ndryshimit të një pjese të Kushtetutës, të preambulës së saj për përfshirjen e bullgarëve në të. Vendimi për ndryshimin e Kushtetutës nënkupton vendimin për dhënien e dritës jeshile vazhdimit të bisedimeve për anëtarësim evropian”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç.

Ndryshimet miratohen në Kuvend me dy të tretat, apo me 80 nga 120 votat e deputetëve. Por, shumica parlamentare aktualisht ka 75 vota, sikur pjesë e Qeverisë të bëhej edhe Aleanca për Shqiptarët. Domethënë mungojnë edhe pesë vota, të cilat kërkohen nga radhët e opozitës maqedonase. Por, kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, tha se askush nuk ka marrë mandat në zgjedhje për ndryshimin e Kushtetutës.

“Qëndrimi është se ky Parlament nuk ka mandat për ndryshimin e Kushtetutës, sepse opozita nuk ka marrë pjesë në hartimin e asaj marrëveshjeje, as nuk është pajtuar me atë marrëveshje dhe as nuk ka shkuar para qytetarëve për të premtuar se do të ketë ndryshime kushtetuese”, tha Mickoski.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit asnjë parti politike nuk e ka paraqitur si pjesë të programit të saj ndryshimin e Kushtetutës. Për këtë arsye Mickoski konsideron se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë që qytetarët të thonë se çfarë mendojnë dhe në cilin drejtim duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme./REL

Kushtetutën Ndërkombëtarët Shkupit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

BE-ja organizon konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

21:20 / February 8, 2023

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

19:24 / February 8, 2023

FOTO/ Momenti rrëqethës kur 8-vjeçari nxirret nga rrënojat dhe përqafon të ëmën

18:52 / February 8, 2023

Një sherr banal në rrugë i merr jetën ish-futbollistit austriak

18:19 / February 8, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

PD e Berishës denoncon: Qeveria dhe Veliaj kanë frikë nga popullariteti i Luiz Ejllit

21:11 / February 8, 2023

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Agron Shehaj për skandalin “McGonigal”: Bllokuam dy herë foltoren për të fituar të drejtën e debatit

21:30 / February 8, 2023

BE-ja organizon konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

21:20 / February 8, 2023

PD e Berishës denoncon: Qeveria dhe Veliaj kanë frikë nga popullariteti i Luiz Ejllit

21:11 / February 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.