Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nderohen me medalje pjesëtarët e FSK-së që ndihmuan në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi

23:10 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve të 6 shkurtit, janë nderuar të hënën me medalje, pak minuta pas kthimit të tyre në Kosovë.

Medaljet, për të cilat ka dhënë urdhër komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, janë ndarë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se medaljet janë “dëshmi e mirënjohjes tonë për guximin e treguar në Turqi”.

“Është obligimi ynë humanitar, por në të njëjtën kohë është edhe detyra jonë si partnerë, e aleatë, dhe si shtet e popull mik i Republikës së Turqisë që t’iu gjendemi atyre në këto ditë të vështira dhe kjo u realizua pikërisht përmes jush, të cilët pa humbur kohë u nisët për në Turqi dhe u përpoqët me krejt çka dini dhe mundeni që të shpëtoni jetë”, u ka thënë Kurti pjesëtarëve të FSK-së, duke i përgëzuar për punën e bërë.

Ekipi i FSK-së – i përbërë nga 39 persona – është nisur në Turqi dy javë më parë, pas tërmeteve mbi 7 shkallë që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë në orët e hershme të 6 shkurtit. Pjesëtarët e FSK-së kanë arritur të shpëtojnë katër persona që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmeteve, si dhe kanë nxjerrë rreth 50 persona të vdekur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, ka thënë se nga tërmetet në Turqi nuk ka vdekur asnjë shtetas i Kosovës. Si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 47.000 njerëz dhe mijëra ndërtesa janë shkatërruar. Për një tërmet të ri 6.3 shkallë të Rihterit në kufirin turko-sirian është raportuar edhe më 20 shkurt.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.

fsk medaljen mision
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.