Kryeministri Edi Rama bëri të ditur këtë mëngjes se nga sot në mesditë, nuk ka më transport urban në Tiranë dhe po ashtu as në qytetin e Durrësit.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se po bëhet gati transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët të cilët janë të detyruar të lëvizin për t’i shërbyer qytetarëve në këtë situatë që Shqipëria po kalon me prekjen nga COVID-19.
“Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe në Durrës. Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”, thotë Rama.
