Një 28-vjeçar, punonjës i një resorti në Divjakë është gjetur pa shenja jete në një nga dhomat e punëtorëve në objektin ku ishte i punësuar.
Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paprakisht dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë (punonjës në këtë resort).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.