Bruno Ganz, aktori që luajti Hitlerin në filmin e njohur të 2004, “Downfall” ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.
Aktori zvicerane mbylli sytë në shtpëinë e tij në Zyrih të premten në mbrëmje tha menaxheri i tij.
Ganz është mjaft i njohur në kinemanë gjermane, që ka luajtur disa role dhe në gjuhën angleze përfshi The Reader dhe The Manchurian Candidate. Por megjithatë roli i tij më i famshëm është ai i Adolf Hitlerit. Madje disa skena nga filmi janë bërë edhe parodi e meme në rrjetet sociale.
Filmi që në gjermanisht quhet Der Untergang, tregon historinë e ditëve të fundit të jetës së Hitlerit në bunkerin e tij në Berlin.
